Pas sulmit terrorist në aeroportin Ataturk në Stamboll një tjetër aeroport ndërkombëtarë i këtij qyteti, Sabiha Gökçen, ka rritur masat e sigurisë.
Pas kalimit në pajisjen x-ray të gjithë udhëtarët që hyjnë në këtë aeroportin ndërkombëtar kontrollohen dhe fizikisht nga pjesëtarët e forcave të sigurisë, raporton Anadolu Agency.
Ndërkohë udhëtarët shprehen se nuk janë të shqetësuar për një aplikim të tillë të masave dhe dënojnë sulmin e ndodhur në aeroportin Ataturk.
Nga ana tjetër forca të shumta policore vërehen për rreth aeroportit duke rritur kështu nivelin e sigurisë brenda dhe jashtë tij.