Telegrafi

Rriten kundërshtimet ndaj hyrjes së Bahri Shabanit në bordin e AKP

“Kryesia e Shoqatës Sindikale “Amortizatorët” Prishtinë, duke pasur parasysh pakënaqësitë e punëtorëve pas publikimit të emrave në bordin e AKP-së, nga Qeveria e Republikës së Kosovës si dhe deklarimin e kësaj qeverie se do ta luftojnë korrupsionin kërkojmë të rievakuohet emërimi i Bahri Shabanit nga anëtari i bordit të AKP”, thuhet në komunikatën e dërguar nga kjo sindikatë.

Sipas saj, BSPK-ja duhet të bllokoj pranimin e saj në të gjitha nivelet deri sa të mos ndryshohet vendimi.

“BSPK-ja të dërgojë dëshmitë e auditimit të gjitha instancave nga Presidenti, Parlamenti, Qeveria dhe OJQ”.

BSPK e akuzon kryetarin e dikurshëm për abuzime financiare në shumën prej 120 mijë euro,e cila është konstatuar pas auditimit që është bërë dhe lënda është dërguar në prokurori.

Sindikata, ”Amortizatorët” njëherësh kërkon sqarim nga Ahmet Shala për të propozuarin e saj, ekspertin Bahri Shabani. /Telegrafi/