Telegrafi

Rriten kreditë në euro

Statistikat e Bankës së Shqipërisë për muajin maj tregojnë se kreditë afatgjata, të cilat kalojnë 5 vite janë rritur ndjeshëm. E përkthyer në shifra, gjatë muajit maj shqiptaret kanë marrë 11 milionë euro kredi, 2-fishin e një muaji më parë. Ekspertët mendojnë se kjo situatë vjen si pasojë e deficitit tregtar, i cili është thelluar së tepërmi muajt e fundit.

Nga ana tjetër Banka e Shqipërisë thotë se kjo situate vjen si pasojë e bizneseve që blejnë mallrat e tyre në euro dhe kështu u leverdis që edhe kredinë ta marrin në këtë monedhë.

Rritja e kredisë në euro ka ardhur edhe si pasojë e kërkesës së lartë që është shfaqur nga individët për të kaluar pushimet jashtë Shqipërisë, kryesisht në vendet e Bashkimit Europian./Telegrafi/