Të dhënat e Bankës Popullore (BP) për muajin shkurt tregojnë rritje të kredive të sektorit privat në bazë mujore, që vjen pas zvogëlimit në muajin janar të këtij viti, transmeton Telegrafi.
Këto rezultate kanë ardhur si shkak i rritjes së kreditimit të sektorit korporativ, edhepse një rritje të lehtë kanë shënuar edhe kreditë për familje. Norma vjetore e rritjes së kredive të përgjithshme në shkurt është 9% dhe e tejkalon projektimin për çerekun e parë të vitit 2016.
Edhe depozitat kanë shënuar rritje në muajin shkurt, që nënkupton se dinamika vjetore e tyre i ka tejkaluar pritjet për tre mujorin e parë në kuadër të projekteve të tetorit./Telegrafi/