Telegrafi

Rriten kreditë e depozitat

Zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) Besnik Kada, tha se në gjatë mujorin e parë të këtij viti shumë e kredive ka shënuar rritje. “Shuma e kredive të lëshuara deri në qershor 2010 ka shënuar shifrat e 1 miliardë e 440 milionë 500 mijë euro ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2009 ishte 1 miliardë e 280 .9 milionë euro”, tha ai.

Edhe depozitat, sipas zëdhënësit Kada, deri në qershor të këtij viti kanë arrit shifrën e 1 miliardë e 801 milionë e 200 mijë euro ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2009 ishte 1 miliardë e 513 milionë euro.

Ndërkaq, Rudina Heroi hulumtuese në Institutin GAP tha se kreditë në vazhdimësi rritet që janë borxhe të qytetarëve ndaj bankave. “Shifrat e prezantuara nga Banka Qendrore, prezantojnë vetëm një pjesë të borxhit të qytetarëve ndaj bankës, meqenëse në to nuk është treguar edhe norma e interesit që qytetarët duhet paguar për shfrytëzimin e kredisë”, tha ajo. Por borxhi mund të jetë e dhe me i madhe së kaq për shkak të normave të larta të interesit.

Pavarësisht se depozitat kanë shënuar një rritje të konsiderueshme, Heroi thotë se normat e interesit për depozita kanë rënë dukshëm gjatë vitit 2010, prandaj dhe përfitimet nuk janë si të viteve paraprake.

“Shumë nga këto depozita paraqesin depozitat e ndërmarrjeve të mëdha, siç është PTK-ja, prandaj krahasimi depozita – kredi në këtë rast do të del i pakuptimtë për qytetarin e thjeshtë të Republikës së Kosovës”, tha Heroi. /Telegrafi/