Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka plasuar informata relevante të rregullta lidhur me fluksin dhe kohën e pritjes e hyrjes dhe daljes së qytetarëve në të gjitha pikëkalimet kufitare.
Por duket që rruga e shumë mërgimtareve për vendlindje del të jetë më e mundimshme por jo dhe ajo e kthimit të tyre.
Sipas statistikave të publikuara në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kosovë, deri në këto orë, në pikën kufitare Vërmicë, në dalje të saj është hasur kolonë deri në 100-150 metra.
Ndërkaq fluks tjetër i madh i mërgimtarëve në largim, është hasur edhe në pikën kufitare Merdar, ku kolonë e gjatë është parë deri në 1200 metra, transmeton Klan Kosova.
Në pikat tjera kufitare nuk është hasur ndonjë fluks i madh i veturave në hyrje apo dalje.
Për çdo detaj mund të shikoni shifrat e sakta të publikuara nga MPB-ja: