Site icon Telegrafi

Rriten kohët e pritjes së dorëzimit të Tesla Model Y në tregun evropian

Duket se uljet e çmimeve të Tesla nga fillimi i këtij muaji kanë dhënë rezultatin e dëshiruar, pasi koha e dërgesave të Model Y është rritur.

Rritja e kërkesës së konsumatorëve, së bashku me vështirësitë e Fabrikës së Berlinit me prodhimin, po krijon rezultatin e pritur në Evropë.

Fillimisht, kohët e pritjes për konfigurimin standard RWD ishin janar-shkurt, por tani janë shkurt-mars, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.

Dërgesat për versionet Long Range dhe Performace gjithashtu momentalisht kanë pak vonesa dhe do të dërgohen brenda periudhës janar-shkurt.

Meqenëse Gigafactory në Berlin po prodhon Modelin Y, është një rezultat i pritshëm, megjithëse Tesla duket se po punon vërtet shumë për të rritur kapacitetin e prodhimit me qeverinë gjermane që miraton zgjerimin e fabrikës në fjalë. /Telegrafi/

Exit mobile version