Telegrafi

Rriten kërkesat për ujë të pijshëm

Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se kanë filluar të rriten dukshëm kërkesat për ujë të pijshëm.

Kompania thotë se niveli i ujit në liqenin e Batllavës është minus 4.20 metra, nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit minus 5 metra nën kuotën maksimale.

Në fund, KRU “Prishtina”, thotë se nëse konsumatorët i përmbahen këtyre këshillave, do ta furnizojë me ujë të pijshëm secilin konsumatorë në mënyrë të barabartë dhe pa reduktime, në të kundërtën mund të hasim në vështirësi. /Telegrafi/