Sipas të dhënave të Bankës Popullore të Maqedonisë, në prill dhe maj është rritur kërkesa për kredi te popullata, kurse është ulur kërkesa për kredi te sektori korporativ, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga ana tjetër, baza depozitore e bankave ka rënë në muajin prill për 2.2%, në nivel mujor.
E gjithë kjo situatë është krijuar për shkak të intervenimit të Bankës Popullore në tregun devizor, si reagim ndaj rritjes së kërkesës për deviza, në kushte të mjedisit të paqëndrueshëm politik të vendit./Telegrafi/