Importet e Kinës u rritën me ritmin më të shpejtë në 2 vite për muajin Nëntor, nxitur nga lëndët e para si qymyri dhe hekuri, ndërsa eksportet u rritën gjithashtu papritmas, duke reflektuar një përmirësim të kërkesës së brendshme dhe asaj globale.
Të dhënat pozitive tregojnë një rimëkëmbje modeste industriale në ekonomitë më të mëdha të botës, pavarësisht përballjes së Kinës dhe eksportuesve të tjerë aziatikë me një luftë të mundshme tregtare ndërsa presidenti i zgjedhur i SHBA të marrë detyrën.
Ekonomistët thonë se ky përmirësim në tregtinë kineze reflekton kërkesën e fortë globale, ndërsa sondazhet e fundit mbi bizneset tregojnë se ekonomitë e zhvilluara po e mbyllin vitin në performancë të mirë.
Importet e Kinës për Nëntorin u rritën me 6.7 për qind me bazë vjetore, duke injoruar pritshmëritë prej 1.3 për qind rritje dhe duke treguar normën më të lartë që prej Shtatorit 2014. Eksportet u rritën me 0.1 për qind me bazë vjetore, nga 5 për qind rënie që pritej.
Kërkesa nga partnerët kryesor tregtar të Kinës është përmirësuar ndjeshëm, veçanërisht në Europë dhe SHBA, ndërsa dërgesat drejt ekonomive me zhvillim të shpejtë (emerging) qëndroi paksa e dobët.
Të dhënat rezultuan në një suficit tregtar prej 44.61 miliardë dollarë për muajin nëntor, tregon Administrata e Përgjithshme Doganore, krahasuar me 46.3 miliardë që ishin parashikimet dhe 49.06 miliardë që ishte në tetor.
Importet e lëndëve të para në Kinë, përfshirë hekurin, naftën bruto, qymyrin, sojën dhe bakrin u rritën për nëntorin, pavarësisht një dobësimi të mprehtë të valutës. Ndërsa disa analistë ishin të shqetësuar se rritja e ndjeshme e çmimeve të lëndëve të para mund të maskonin kërkesën e dobët, të dhënat treguan se importet u rritën në volum dhe vlerë.
Shpenzimet e qeverisë në infrastrukturë kanë nxitur ndërtimin në vend, duke shtuar kërkesën për materiale ndërtimi. Kina importoi 92 milionë tonë hekur për Nëntorin, shifra më e madhe mujore në historik, ndërsa importet e bakrit u shtuan me 31 për qind. Kina importoi gjithashtu volumin më të madh të qymyrit në 18 muaj. /Telegrafi/