Shpenzimet e jetës në muajin mars të vitit 2019, në krahasim me muajin paraprak shënojnë rritje prej 0.4 për qind, derisa çmimet me pakicë kanë mbetur të pandryshuara. Në krahasim me muajin mars të vitit të kaluar shpenzimet e jetës shënojnë rritje prej 1.4 për qind, ndërsa çmimet me pakicë prej 0.4 për qind.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika rritje e indeksit të shpenzimeve të jetës në muajin mars të vitit 2019, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur te pemët e freskëta dhe të ftohta për 6.8 për qind, cigaret për 5.2 për qind, pemët e thata dhe prodhimet arrore për 1.7 për qind, perimet e freskëta dhe të ftohta, përveç patateve dhe rrënjët e frutave tjerë për 1.4 për qind, vaji dhe yndyrat për 1 për qind, vezët për 0.9 për qind, mishi i thatë, i kripur dhe i tymosur për 0.7 për qind, qumështi, kosi, sheqeri, mjalti, marmelada, çokollata dhe produktet e ëmbëlsirave për 0.6 për qind, peshku dhe frutat e detit për 0.5 për qind dhe mishi për 0.2 për qind.
Në mars të vitit 2019, gjithashtu rritje e indeksit të shpenzimeve për jetë është shënuar te lëndët djegëse dhe lubrifikantë si pjesë e pajisjes për mjete personale të komunikacionit për 3.2 për qind.
Zvogëlim i indeksit të shpenzimeve për jetë në muajin mars të vitit 2019, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur te prodhimet tjera të furrave për 0.6 për qind, drithërat për mëngjes për 0.3 për qind, përpunimet tjera të mishit, produktet tjera ushqimore dhe pijet joalkoolike për 0.2 për qind./Telegrafi/