Telegrafi

Rriten edhe pensionet

Kjo rritje sipas MEF-it është bërë me qëllim të avancimit të pozitës materiale për këtë kategori.

Gjatë vitit 2010 është punuar intenzivisht në avancimin e ligjit dhe rregullimin e statusit të pensionistëve, që njëherazi përcakton edhe përfitimet për këtë kategori.

“Kostoja e këtij ligji është pjesë e planifikimeve buxhetore për vitin 2011 dhe do të fillojë së zbatuari nga 1 janari i vitit 2011, kosto kjo e përfshirë në marrëveshjen e nënshkruar me FMN-në në qershor të vitit 2010”, theksohet në komunikatën e MEF-it. /Telegrafi/