Site icon Telegrafi

Rriten dyshimet për një ndarje të mundshme, Adriana dhe Keith nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale

Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi, ka qenë shpesh herë e përfolur në mediat rozë për jetën e saj private.

Së fundmi, kanë qarkulluar raportime të shumta se mes saj dhe të dashurit të saj, Keith Groeneveld, ka pasur një krizë të mundshme në lidhjen e tyre.

E këto dyshime duket se i përforcon fakti se aktorja dhe ish-futbollisti afrikano-belg e kanë larguar njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram.

Foto: Keith Groeneveld/Instagram

Nuk dihet arsyeja që ka çuar dyshen deri në marrjen e këtij vendimi, mirëpo rëndom distancimi nga rrjetet sociale është bërë viteve të fundit një indikacion tregues për çiftet që ndahen.

Foto: Adriana Matoshi/Instagram

Ka gjithashtu kohë që Adriana dhe Keith nuk kanë publikuar fotografi apo video të përbashkëta, teksa mësohet se ish-futbollisti ndodhet në Belgjikë kohëve të fundit.

Çifti i cili kanë një diferencë dyshifrore në moshë e konfirmuan lidhjen e tyre në tetor të vitit 2020, kur u përcjellën me kamerë nga emisioni “Prive” gjatë një shëtitje të tyre në parkun e Gërmisë.

Foto: Adriana Matoshi/Instagram

Adriana ka qenë shumë e komentuar në rrjetet sociale për këtë lidhje, gjersa ka arritur mjaft mirë që t’i anashkalojë kritikat dhe komentet e shumta negative, duke zgjedhur të jetë e lumtur dhe e qetë në jetën e saj private. /Telegrafi/

Foto: Adriana Matoshi/Instagram
Exit mobile version