Site icon Telegrafi

Rriten çmimet për produktet bujqësore

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Inputeve dhe Çmimet në Bujqësi” për tremujorin e parë të vitit 2016.

Ky publikim i ASK-së bazohet në çmimet e inputeve bujqësore, të grumbulluara në Kosovë. Grumbullimi i çmimeve është kryer në barnatoret bujqësore, barnatoret veterinare, në kompani, në tregje dhe vende të tjera, ku çmimet e inputeve bujqësore janë në dispozicion. Disa çmime të inputeve bujqësore janë marrë nga çmimet e konsumit (IHÇK) nga ASK-ja.

“Produktet, që e përbëjnë bazën për indeksin e çmimit të inputeve janë të ndara në dy grupe kryesore: Mallrat dhe shërbimet, aktualisht të konsumuara në bujqësi (Input 1) dhe Mallrat dhe shërbimet, që kontribuojnë në investimet në bujqësi (Input 2). Brenda grupit të Mallrave dhe shërbimeve, aktualisht të konsumuara në bujqësi, çmimet grumbullohen sipas grupeve në vijim: farëra dhe material mbëltues, energji, vajra, plehra dhe përmirësues të tokës, produkte për mbrojtjen e bimëve dhe pesticide, shpenzime për veterinari, lëndë për ushqimin e kafshëve, mirëmbajtja e materialeve, mirëmbajtja e ndërtesave, si dhe mallra dhe shërbime të tjera. Sa i përket mallrave dhe shërbimeve, që kontribuojnë në investimet bujqësore, çmimet grumbullohen për materiale (makineri dhe pajisje të tjera), ndërtesat (ndërtesat e fermës, punët e tjera përveç përmirësimit të tokës, ndërtesat e tjera, struktura e tyre) dhe të tjera”.

Indeksi i tremujorit të parë të inputeve në vitin 2016 ka rritje për 6.1% për Input 1, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015. Indeksi për Input 2 ka rritje për 11.0%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015. Indeksi i inputit të përgjithshëm (Input 1+Input 2) ka rritje për 8.0%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015. /Telegrafi/

Exit mobile version