Telegrafi

Rriten çmimet në vendet e eurozonës

Të dhënat e publikuara të martën tregojnë se çmimet janë më të larta për 2.2 për qind krahasuar me dhjetorin e vitit 2009, që është ngritja më e lartë qe nga tetori i vitit 2008.
Objektiv i Bankës Qendrore Evropiane është mbajtja e inflacionit rreth dy për qind.

Raporti do të ngrisë shqetësimet se presioni i inflacionit po forcohet në kohën kur shumë vende të eurozonës janë duke zbatuar një program të ashpër të kursimit. Që nga 1 janari eurozona është bërë me17 vende anëtare pas anëtarësimit të Estonisë. /Telegrafi/