Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika të Maqedonisë (ESSH), çmimet në bujqësi në dhjetor të vitit 2016 u rritën për 1.7%, në input, kurse janë ulur për 2%, në output, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Çmimet e mjeteve të harxhuara në bujqësi (input1) janë rritur për 1.8%, kurse mjetet e synuara për investime në bujqësi (input2) janë ulur për 0.3%.
Në pjesën e output-it, çmimet e perimeve janë ulur për 1.2%, kurse për prodhimet për blegtori janë ulur për 4.2%./Telegrafi/