Site icon Telegrafi

Rriten çmimet në bujqësinë e Maqedonisë

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), indeksi i çmimeve në bujqësi në mars të këtij viti, krahasuar me atë të vitit të kaluar, te ushqimet është rritur për 3.6%, kurse te prodhimet, për 4.2%, njofton Telegrafi Maqedoni.

Te ushqimet, indeksi i mjeteve të harxhuara për bujqësi ishte 103.9, kurse te mjetet e përcaktuara për investime në bujqësi ishte 99.6. Te prodhimet, indeksi i çmimeve të prodhimeve të ndryshme ishte 106, kurse indeksi i prodhimeve blegtorale ishte 98.6./Telegrafi/

Exit mobile version