Site icon Telegrafi

Rriten çmimet e sigurimeve për automjetet në Maqedoni

Nga dita e djeshme ka çmime të reja më të shtrenjta për policat e sigurimit për regjistrimin e automjeteve.

Çmimet e reja janë 15 për qind më të larta dhe vlejnë për automjete me fuqi mbi 44 kilovat (KW) dhe kamionë. Çmimi i sigurimit për automjetet me fuqi deri në 44 kilovat mbetet i njëjtë.

Pronarët e automjeteve me fuqi nga 44 deri në 55 kW do të paguajnë 6.292 denarë në vend të 5.453 denarë, sipas çmimeve të reja të sigurimit. Ata me automjete me motor nga 55 deri në 65 KW në vend të 6.166 denarë duhet të paguajnë 7.116 denarë, për automjetet me motor nga 66 deri në 84 KW në vend të 7.133 denarë të mëparshëm tani është 8.233 denarë, ndërsa nga 8.510 denarë, deri në 9.821 denarë, sigurimi për automjetet me motor nga 84 deri në 110 KW.

Sigurimi për automjetet me motor mbi 110 KW tani do të jetë 11.879 denarë, ndërsa deri më tani ishte 10.294.

Siç njoftuan kompanitë e sigurimeve, çmimet e reja hynë në fuqi më 25 prill./Telegrafi/

Exit mobile version