Harxhimet e jetesës në muajin mars të këtij viti, në krahasim me marsin e 2016, shënojnë rritje prej 0.6%, kurse indeksi i çmimeve me pakicë është rritur për 2.5%, njofton ESHS, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas të dhënave të publikuara në mars 2017 shpenzimet në krahasim me muajin paraprak janë më të larta për 0.5%, kurse çmimet me pakicë për 1.4%.
Rritje të indeksit të çmimeve në mars 2017, në krahasim me muajin paraprak, është shënuar tek pemët e freskëta për 7.3%, duhani për 2.6%, pijet joalkoolike për 0.8%, prodhimet e tjera të furrës për 0.7%, qumështi mesatarisht me yndyrë, pemët e thata dhe prodhimet e arrave për 0.6%, perimet, perimet e konzervuara për 0.5%, pemët e ngrira për 0.4%, produktet e miellit dhe drithërave për 0.2%.
Rritje të indeksit të shpenzimeve është shënuar edhe tek udhëtimet ajrore, shërbimet shëndetësore, pastrim, shërbimet telefonike dhe faks, tek shërbimet e veterinarisë, aranzhmanet turistike, etj. /Telegrafi/