Rriten çmimet e shërbimeve hotelierike në Maqedoni
Lirim Shabani
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), indeksi i çmimeve të hotelierisë në muajin mars të këtij viti, krahasuar me muajin shkurt, është rritur për 0.1%, njofton Telegrafi Maqedoni.
Rritje është regjistruar në grupin e ushqimit (0.2%), pijeve joalkoolike (0.1%), kurse te pijet alkoolike është regjistruar rënie (0.4%).
Krahasuar me vitin e kaluar, gjithashtu është regjistruar rritje e indeksit të çmimeve të shërbimeve hotelierike për 0.3%, ashtu siç është rritur edhe për periudhën janar-mars (0.3%)./Telegrafi/