Çmimet e shërbimeve hotelierike në prill janë rritur për 0.8% në krahasim me marsin, kumtoi sot ESHS, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas të dhënave të publikuara, rritje tek grupet e ushqimeve për 0.1%, pije joalkoolike për 0.7% dhe Bujtje për 3.1%, përderisa ulje për 0.2% është vërejtur në grupin Pije alkoolike, njofton AIM.
Në krahasim me prillin e vitit të kaluar, çmimet e shërbimeve hotelerike janë rritur për 1%.
Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelerike për periudhën janar-prill në krahasim me periudhën e njëjtë 2016 është rritur për 0.5%, ndërkaq në krahasim me dhjetorin 2016 është rritur për 0.1%. /Telegrafi/