Telegrafi

Rriten çmimet e produkteve në prag të Vitit të Ri

Qytetarët kanë filluar blerjet pavarësisht nga rritja e çmimeve duke ulur sasinë
e mallrave të blera. Është rritur kërkesa për gjelin e detit, shpendi tradicional që shoqëron ndërrimin e viteve në Shqipëri, çmimi i të cilit është tetë mije lekë për kilogram.

Pjesa më e madhe e qytetarëve ankohen për çmimet e larta dhe për pamundësinë për ti përballuar, por ardhja e emigrantëve dhe remitencat që sjellin ata nga jashtë, duket se do ti japin shtytje blerjeve të fundvitit. /Telegrafi/