Telegrafi

Rriten çmimet e prodhimeve industriale të Maqedonisë në tregun e brendshëm

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS) në prill të këtij viti, çmimet shitëse të prodhimeve industriale në tregun e brendshëm janë rritur për 0.1%, në nivel mujor, dhe 0.3% në nivel vjetor, njofton Telegrafi Maqedoni.

Rritje është regjistruar në energji (0.4%), kurse në grupin e prodhimeve afatgjata dhe afatsëhkurtëra për përdorim të gjërë çmimet nuk kanë ndryshuar. Kjo vlen për krahasimin e prillit me marsin e këtij viti.

Sa i përket krahasimit vjetor, rritje të çmimeve ka në prodhimet afatgjata dhe afatshkurtëra për përdorim të gjërë, respektivisht 1.9% dhe 1.4%./Telegrafi/