Në tremujorin e dytë të 2019-së krahasuar me atë paraprak, Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë u ngrit për 1 për qind.
Kështu thotë Agjencia e Statistikave të Kosovës në raportin “Indeksi i Kostos së Ndërtimit në Kosovë, tremujori i dytë 2019”.
ASK tregon se ngritje më të madhe kishin materialet me 1 për qind, pagat me 2 për qind, makineritë me 0.6 për qind dhe kostot e tjera me 0.1 për qind, përcjell Telegrafi.
Ngritja e çmimeve u neutralizua, kryesisht me rënien e çmimeve sipas kategorive te transporti me -1.2 për qind dhe energjia me -0.1 për qind.
Krahasuar tremujorin e dytë të 2019-së me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ky indeks pati ngritje prej 1.4 për qind. Ngritja u vërejt kryesisht te materialet me 0.6 për qind, pagat me 2 për qind, makineritë me 0.6 për qind, transporti me 17.8 për qind dhe kostot e tjera me 2.1 për qind. Ndërsa, rënie pati energjia me -1.2 për qind, krahasuar me te njëjtën periudhe të vitit paraprak.