Çmimet e naftës shënuan rritje të premten. Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane u rritën me 19 cent dhe u tregtuan me 47.89 dollarë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 14 cent dhe u tregtuan me 50.70 dollarë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit ishte më poshtë nivelit të tij të lartë që shënoi këtë javë, 1,253.12 dollarë për onz. Ai sot u tregtua me 1,243.30 dollarë për onz. /Telegrafi/