Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar rritje këtë hënën, të mbështetura nga dollari i dobët dhe nga pritshëmritë se OPEC-u dhe prodhues të tjerë të naftës do të ndërpresin prodhimin si pjesë e marrëveshjes për të ulur mbingopjen e tregut.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, u rritën me 17 cent duke u tregtuar me 52.54 dollarë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 19 cent, duke u tregtuar me 55.64 dollarë për fuçi.
Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) ka deklaruar se do të zvogëlojë prodhimin e naftës në 1.2 milion fuçi në ditë duke filluar nga 1 janari i këtij viti, ndërsa Rusia dhe prodhues të tjerë që nuk janë anëtarë të OPEC-ut janë shprehur se do të reduktojnë prodhimin e tyre deri në 50 për qind më pak. /Telegrafi/