Telegrafi

Rriten çmimet e disqeve

Shkaku është mungesa e kontrollorëve për motorët të cilët lëvizin pllakat në disqe, e prodhuesi më i madh i të cilëve është kompania Texas Instruments (TI). Kompania ka pasur ndërprerje të prodhimit në tri fabrika në Japoni si pasojë e tërmetit shkatërrues që goditi këtë vend të largët, derisa në këtë segment konkurron vetëm edhe STMicroelectronics.

TI pret që dërgesat e reja nga fabrikat japoneze të arrijnë vetëm në shtator të këtij viti, kështu që në ndërkohë priten edhe mungesa të kontrollorëve të cilët i shfrytëzojnë edhe Western Digital e Seagate. /Telegrafi/