Site icon Telegrafi

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator për Energjetikë i ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës.

Me vendimin e KRRE-së çmimet e benzinës dhe diselit rriten për 0.50 denarë për litër, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas çmimeve të reja, Eurosuper BS-95 do të shitet për 66.00 denarë për litër, Europsuper BS-98 do të shitet për 68.00 denarë për litër ndërsa Eurodizeli do të shitet për 58.00 denarë për litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga mesnata e sotme dhe do të zgjasin deri në javën e ardhshme./Telegrafi/

Exit mobile version