Komisioni Rregullator për Energjetikë ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës.
Sipas çmimeve të reja, Eurosuper BS-95 do të shitet për 67.50 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 do të shitet për 69.50 denarë për litër.
Eurodizeli shtrenjtohet për 1 denarë dhe do të kushtojë 62.50 denarë për litër.
Këto çmime do të hyjnë në fuqi nga mesnata e sotme dhe do të vlejnë deri javën e ardhshme./Telegrafi/