Komisioni Rregullator për Energjetik njofton se do të rriten çmimet e derivateve të naftës për 0.64%, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Çmimet e derivateve naftës EUROSUPER 95 dhe EUROSUPER 98 do të ulen për 0.50 denarë, ndërsa çmimi i EURODIZEL do të rritet për 1.00 denarë.
Nga mesnata derivatet e naftës do të shiten me këto çmime:
EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 76.50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 78.50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 73.50 (denarë/litër)
Vaj për djegie EKSTRA I LEHTË 1 (EL-1) do të shitet për 73.50 (denarë/litër)
Mazut M-‘1 SU do të shitet për 41.941 (denarë/kilogram)./Telegrafi/