Site icon Telegrafi

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,01% në raport me vendimin e datës 22.5.2023.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 3,835 %, te nafta për 0,204 %, te vaji ekstra i lehtë për 0,388 % dhe te mazuti për 1,403%.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,54% Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 2,00 den/l.

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E V), të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL1) dhe të Mazutit М-1 SU nuk ndryshojnë.

Nga data 27.5.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 80,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 82,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 69,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 67,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 39,433 (denarë/kilogram)

Exit mobile version