Site icon Telegrafi

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 2,06 % në raport me vendimin e datës 6.4.2023.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 4,946 %, te nafta për 4,784 %, te vaji ekstra i lehtë për 4,793 % dhe te mazuti ka rritje për 1,892%.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,224%.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 dhe të ЕURODIZELIT dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 1,50 den/l. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe të ЕURODIZELIT (D-Е V) rriten për 2,00 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,505 den/kg dhe do të jetë 41,079 den/kg.

Nga data 11.4.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 84,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 87,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 74,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 73,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU – 41,079 (denarë/kilogram)

Exit mobile version