Telegrafi

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 2,90% në raport me vendimin e datës 16.1.2023.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 7,084 %, te nafta për 4,546 %, te vaji ekstra i lehtë për 4,351 % dhe te mazuti për 5,491%.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,777%.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 2,50 den/l, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) rriten për 2,00 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,355 den/kg dhe do të jetë 40,814 den/kg.

Nga data 21.1.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS 95 – 82,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS 98 – 85,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) – 83,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 83,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 40,814 (denarë/kilogram).