Site icon Telegrafi

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni nga mesnata. Shtrenjtohet dizeli për një denarë, ndërsa benzina për gjysmë denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Çmimet me pakicë të EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 do të rriten për 0.50 den/l në krahazim me çmimet e konfirmuara me Vendimin nga 04.09.2017 dhe me këtë çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 arrin 63.50 den/l, përderisa çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-98 arrin 65.00 den/l/

Çmimet me pakicë të EURODISEL (D-E-V) dhe Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1), rritet për 1.50 den/l krahasuar me Vendimin prej 04.09.2017 dhe me këtë çmimi me pakicë i EURODIZEL (D-E-V) arrin 49.50 den/l, ndërsa i Vajit ekstra të lehtë 38.50 den/l.

Mazuti M-1 NS rritet për 0.656 den/kg në krahasim me çmimin e Vendimit 04.09.2017 edhe me atë çmimi i M-1 NS arrin 24.537 den/kg. Këto çmime do të vlejnë në dy javët e ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version