Site icon Telegrafi

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Foto: Arkiv

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit mori vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,5 % në raport me vendimin e datës 14.06.2021.

Nga sonte në mesnatë, çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95, EUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 1,00 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZEL (D-Е V) rritet për 0,50 denar/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,772 den/kg dhe do të jetë 36,009 den/kg.

Nga data 22.06.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 69,50 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 71,50 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS(D-E V) – 62,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 62,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU – 36,009 (denarë/kilogram).

Në periudhën e kaluar shtatëditore çmimet referente në bursat botërore shënojnë rritje: te benzina për 1,681 %, te nafta për 1,934 %, te vaji ekstra i lehtë për 1,962 % dhe të mazuti për 2,07%.

Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i lartë për 0,724%.

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 22.06.2021. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

Exit mobile version