Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) informon se ka sjellë vendim për rritje të çmimit të derivateve të naftës, për mesatarisht prej 3.23 përqind.
Sipas vendimit të KRRE-së, çmimet me pakicë do të rriten për 1 dhe 1.50 denarë. Çmimi i Eurosuper BS-95 do të jetë 58,00 denarë për litër, i Eurosuper BS-98 do të jetë 60,50 denarë për litër, ndërsa Eurodiseli do të kushtojë 50,00 denarë për litër.
Me vendim të KRRE-së do të rritet edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë i cili do të shitet për 39,00 denarë për litër, dhe ai i mazutit i cili do të shitet për 1.353 denarë për kilogram.
Këto çmime do të hyjnë në fuqi nga mesnata e sotme dhe do të vlejnë deri në javën e ardhshme./Telegrafi/