Komisioni Rregullatorë për Energjetik publikoi sot çmimet e reja të derivateve të naftës, sipas të cilës është shtrenjtuar benzina dhe dizeli, njofton Telegrafi Maqedoni.
Çmimi i benzinës EUROSUPER BS-95 është rritur për 0.50 denarë dhe do të kushtojë 54.50 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 rritet për 1.00 denarë për litër dhe kushton 57.00 denarë.
Dizeli është shtrenjtuar për 1.50 denarë dhe do të shitet për 47.00 denarë për litër.
Rritje të çmimit ka edhe për vajrat ekstra të lehta për 1.50 denarë dhe do të shitet për 35.00 denarë./Telegrafi/