Site icon Telegrafi

Rriten çmimet e derivateve në Maqedoni

Çmimet me shumicë për derivatet e naftës në Maqedoni do të rriten nga mesnata, për këtë ka vendosur Komisioni Rregullator për Energji, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Çimi i benzinës EuroSuper-BS95 dhe EuroSuper BS98 do të rriten për 1.5 denarë. Me ndryshimet e reja ky lloj derivati tani do të shitet për 70,50 denarë, respektivisht 72.50 denarë.

është rritur edhe çmimi i EuroDizelit (DEV) për një denarë dhe tani i njejti do të kushtojë 62,00 denarë për litë.

Vali ekstra i lehtë do të shitet për 51,50 denarë për litër. /Telegrafi/

Exit mobile version