Telegrafi

Rriten çmimet e cigareve me pakicë

Çmimet e markave të cigareve që pihen më së shumti në Kosovë si Marlboro, Kent, Slims etj, janë rritur në mënyrë abuzive nga cigarexhinjtë që i shesin me pakicë ato në tregun vendas, së paku për 20 cent nga 1.50 euro në 1.70 euro. Në disa vende këto marka shiten edhe 2 euro.

Kjo rritje nga ana e tyre është bërë vetëm pse kanë marrë lajmin për rritjen e akcizës, e cila pritet të bëhet në muajin shkurt.

Kjo konfirmohet nga importuesit me shumicë të cigareve në Kosovës. Njëri prej tyre, Besim Govori, pronar i Kosova Tabaco, theksoi se ata nuk kanë rritur asnjë çmimi dhe cigaret janë duke i shitur me çmime të vjetra.

“Është e pakuptimtë kjo rritje e çmimeve. Ne jemi duke i shitur me çmime të vjetra. Për më tepër ne poashtu edhe nuk jemi njoftuar në vijë zyrtare për rritjen e çmimeve të akcizë”, tha për telegrafi.com, Besim Govori.

Sipas tij, kjo është njëra prej absurditeteve që ndodh në tregun e Kosovës që çmimet rriten në prag të festave të krishlindjeve dhe vitit të ri, ndërkohë që në të gjitha botën ulen.

Akciza në cigare pritet të rritet nga 17 në 21 euro. /Telegrafi/