Komisioni Rregullator për Energjetik sot publikoi çmimet e reja të derivateve të naftës, sipas të cilës çmimi i benzinës do të rritet për 3.00 denarë, ndërsa dizeli për 2.50 denarë.
Nga mesnata benzina EUROSUPER BS-95 do të shitet për 57.50 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 shtrejtohet për 2.50 denarë dhe do të shitet për 59.60 denarë.
Dizeli nga mesnata do të shitet 49.50 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i vajrave ekstra të lehta (EL-1) do të shitet për 37.50 denarë për litër./Telegrafi/