Telegrafi

Rriten bursat europiane

Indeksi panevropian FTSEurofirst 300 i aksioneve kryesore u rrit 0,1 përqind. Ndër bankat që e interpretuan sot mirë tregun, Banco Santander, BBVA, Unicredit dhe Barclays u rritën nga 0,6 në 1,5 përqind.

Disa specialistë mendojnë se tregu është disi më pozitiv, i nxitur nga ato që u raportuan në SHBA javën e kaluar. Ata shtojnë se, edhe pse Evropa duket se nuk i ka zgjidhur tërë problemet, më e keqja për Greqinë duket se ka kaluar për momentin, edhe pse kjo s’do të thotë se shqetësimi nuk do të ridalë në skenë.

Guvernatori i bankës qendrore greke Jorgos Provopoulos deklaroi për një gazetë gjermane të hënën se Greqia nuk do të ketë nevojë për ndihmë të huaj, për të trajtuar problemin e vet të borxhit.

Në tregje, kompanitë farmaceutike ishin humbësit më të mëdhenj. AstraZeneca ra 0,6 përqind, pasi deklaroi se ilaçi kundër kancerit, Recentin, nuk ia doli të fitojë legjitimitet në përplasjen me ilaçin Avastin të kompanisë tjetër, në trajtimin e pacientëve me kancer kolorektal.