Site icon Telegrafi

Rriten borxhet e Serbisë

Sipas të dhënave të publikuara, borxhi është rritur me 550 milionë euro nga muaji mars deri në qershor të këtij viti.

Shkak i rritjes së borxhit të jashtëm të Serbisë janë kreditë e reja të shtetit, por edhe diferencat e kursit për shkak të rënies së euros në raport me valutat e tjera.

Deri në fund të qershorit, borxhi publik i Serbisë ishte 10.8 miliardë euro. /Telegrafi/
 

Exit mobile version