Tre persona të maskuar mbrëmë rreth orës 22.30 minuta kanë rrahur pronarin e portalit Reporter.mk, G.N, njofton Telegrafi Maqedoni.
Naumovski është sulmuar para shtëpisë së tij në rrugën ”Simeon Kavakirov” në lagjen e Shkupit, Aerodrom.
Sulmuesit e kanë lënduar Naumovski-n në kokë dhe ai është mbajtur në shërim në spitalin ”Naum Ohridski”. Policia ka hapur dosjen e këtij rasti./Telegrafi/