Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje të reja për personin që vdiq tek shkallët e nënkalimit si pasojë e një përleshjeje fizike.
Sipas njoftimit, gjatë ditës ka vdekur personi me inicialet G.R., si pasojë e lëndimeve të rënda që i ka marrë nga një përleshje fizike te nënkalimi i rrugës “Bill Clinton” në Prishtinë.
Deri me deri më tani nuk dihen motivet e kësaj rrahje, si dhe sulmuesi ende është në arrati.
Prokuroria ka siguruar të gjitha provat nga vendi i ngjarjes.
Trupi i personit të pajetë, është në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), dhe pritet të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për autopsi.
Lidhur me rastin, Telegrafi ka raportuar më herët.