Telegrafi

Rrihet për vdekje 91 vjeçari nga Sveti Nikole

Një 91 vjeçar, banorë i Sveti Nikoles, ka qenë cak i një plaçkitjes dhe sulmit fizik në shtëpinë e tij. Ai nuk u ka mbijetura plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të policisë, keqbërësi është futur në shtëpinë e S. K, duke i shkaktuar plagë të rënda në tërë trupin, përmes përdorimit të një mjeti të fortë.

Dhuna e ushtruar ndaj të moshuarit, ka bërë që i moshuari të tregojë se ku i ka fshehur 30 mijë denarë. 91 vjeçari është dërguar në spital nga djali i tij, por nuk i ka mbijetuar dhunës. Policia ka ndërmarrë masa për gjetjen e dhunuesit./Telegrafi/