Policia e Kosovës raporton se në fshatin Bajgorë të Mitrovicës ka arrestuar tre të dyshuar pasi që dyshohet se të njëjtit për shkak të një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht, duke e goditur me një mjet të fortë viktimën, të cilit i kanë shkaktuar lëndime.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal, dhe gjendja e tij sipas mjekëve është stabile, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar.
Rasti është duke u hetuar.