Site icon Telegrafi

Rrihet nga burri dhe vjehrri

Një femër nga Suhareka ka raportuar se të martën dhe të mërkurën është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe babai i bashkëshortit të saj.

Viktima është detyruar që së bashku me fëmijët e saj të largohet nga shtëpia.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me zyrtarët e QPS dhe kanë marrë viktimën me tre fëmijët e saj, të cilët janë trajtuar në baze të procedurave vepruese. Nuk raportohet për të arrestuar.

Exit mobile version