Policia në Vushtrri ka arrestuar një të dyshuar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës.
Viktima sipas PK-së, ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.