Telegrafi

Rrihet në ambientet e punës kamerieri 17-vjeçar në Berat, policia shoqëron pesë të dyshuar

Një kamerier 17 vjeç është rrahur brutalisht në ambientet e tij të punës në Berat. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 00:45 minuta, në ambientet e një picerie në qendër të qytetit.

Sipas burimeve policore në vendngjarje, 5 shtetas kanë rrahur kamerierin e picerisë me grushte, shkelma e karrige, duke i shkaktuar plagë të shumta.

Ende nuk dihen arsyet e këtij konflikti dhe autorët e ngjarjes, pasi pas sherrit shumica e klientëve u larguan me vrap. Deri më tani në polici janë shoqëruar rreth 12 shtetas, mes tyre 5 dyshuarit si autorë të ngjarjes, menaxheri i biznesit dhe disa klientë, që do të pyeten në lidhje me ngjarjen.

Mësohet se për zbardhjen e ngjarjes janë sekuestruar nga policia edhe kamerat e sigurisë nëpërmjet të cilave do të hidhet dritë mbi identitetin e saktë të autorëve. I plagosuri B.D, 17 vjeç është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve. /Telegrafi/