Site icon Telegrafi

Rrihet brutalisht i varur me kokë poshtë, me akuzën se e vodhi një telefon

Viktima e njohur vetëm si Jufan, është varur në një pemë dhe është rrahur brutalisht nga një grup në oborrin e një shtëpie në Uttarakhand të Indisë.

Nën akuzën se e ka vjedhur një telefon, atë e kanë marrë me dhunë dhe më pas e rrahën me litar dhe grushte, duke e qëlluar në të gjitha pjesët e trupit, derisa qëndronte i varur me kokë poshtë, transmeton Telegrafi.

“Isha duke punuar, kur më morën me dhunë dhe nuk dija nga po më dërgonin. Nuk kam vjedhur kurrë ndonjë telefon” ka thënë Jufan.

Derisa tre nga të përfshirët në rrahjen e tij janë identifikuar, policia po punon që t’i identifikojë edhe të tjerët. /Telegrafi/

Exit mobile version